RTSH 24 Live

Kronika

Ekzekutimi babë e bir në Elbasan, prangoset një nga autorët e vrasjes së dyfishtë

29/03/2021

Ekzekutimi babë e bir në Elbasan, prangoset një nga autorët e vrasjes së dyfishtë

Uniformat blu të policisë së Elbasanit prangosën këtë të hënë Ardjan Çapja, personazhin jo të njohur për policinë, por edhe botën e krimit, i cili më herët i ka shpëtuar 3 atentateve, të cilat i janë bërë atij.
Siç deklaroi zyrtarisht policia, Ardian Çapja 53-vjeç,  u arrestua në Elbasan nga forcat RENEA, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja 40-vjeç. 
Ata akuzohen, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.
Ardian Çapja është një person me precedent të theksuar kriminal, dhe bashkë me vëllain, akuzohen për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Gjatë operacionit, në shtëpinë e Çapjas, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Por policia tha po zyrtarisht, se strukturat hetimore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, në të cilat dyshohet se janë përfshirë vëllezërit Çapja.