RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita “Muri” bën bashkë 12 artistë në GAT, Meksi: Çelja e degës së Karikaturës, domosdoshmëri

25/12/2022

Ekspozita “Muri” bën bashkë 12 artistë në GAT, Meksi: Çelja e degës së Karikaturës, domosdoshmëri

Karikaturisti, Arben Meksi, së bashku me 11 artistë të tjerë bashkëkohorë janë bërë pjesë e ekspozitës “Muri” duke sjellë  për artdashësit veprat e tyre në pikturë, skulpturë dhe karikaturë. Galeria e Artit Tiranë hapi dyert për Grupin artistik “Muri”, të cilët këtë vit rikthehen në edicionin e tretë të ekspozitës.

Në këtë edicion, Meksi prezantohet me katër vepra në kanavacë. Sipas tij, kalimi nga teknika e hedhjes në letër nga ajo në kanavacë ka qenë një kapërcim i domosdoshëm, sepse vetë tematika universale që mbartin këto vepra, bën që të flasin më shumë në këtë formë realizimi.

Teksa flet për zhanrin e karikaturës në vendin tonë, ai vlerëson realizimin e një bienaleje në vendin tonë, event që gjallëron paksa këtë zhanër artistik, i cili, sipas artistit është zbehur shumë, nga mungesa e artistëve. Meksi pohon se kanë mbetur vetëm 3 karikaturistë në vendin tonë, të cilët e çojnë përpara këtë drejtim artistik. Ndaj, artisti sugjeroj, hapjen e degës mësimore në Akademinë e Arteve.

Meksi e ka filluar veprimtarinë e tij në zhanrin e karikaturës, në revistën "Hosteni" dhe që nga ajo kohë e deri më sot, numëron rreth 2000 karikatura të botuara në shtypin shqiptar. Në vitin 2012 Meksi ka fituar çmimin special "Nastradin Hoxha", në konkursin botëror të karikaturës, që u mbajt në Stamb.

/rtsh/