Katër arkitektë të shquar: Mitrojorgji, Voshtina, Stefa dhe Plasa, kanë prezantuar një kombinim unik të dizajnit modern dhe ndikimit urban, që sjell një reflektim të thellë mbi zhvillimin dhe transformimin e hapësirave tona publike. Arkitektura e derdhur në pikturë, një lidhje mes linjave estetike, ngjyrave e këndvështrimit personal të autorëve.
Për arkitektët kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim mes kolegësh, për të sjellë një tjetër pamje të qytetit.
Vete artistët arkitektë vlerësojmë interesin e publikut ndërsa ndajnë dhe përjetimet e tyre.
“Edhe arkitektet vizatojnë sepse skicojnë projekte. E bëjmë për pasion, është një produkt i pastër. E sjellim si mesazh sensibilizues për arkitektët e rinj që të duan vendin e tyre”, shprehen ata.
Ekspozita do qëndrojë e hapur për një javë duke dhuruar për vizitorët e shumte emocionet e artit dhe arkitekturës.
/rtsh.al/