RTSH 24 Live

Aktualitet

Eksploziv hotelit në Sarandë, Policia: Nuk ka të lënduar, janë dëmtuar fasadat e objekteve përreth

13/02/2023

Eksploziv hotelit në Sarandë, Policia: Nuk ka të lënduar, janë dëmtuar fasadat e objekteve përreth

Një shpërthim i fortë ka tronditur Sarandën mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas policisë, bëhet me dije se një hotel dy-katësh në qytetin bregdetar është hedhur në erë me eksploziv dhe për pasojë nga vala e shpërthimit, janë shkaktuar dëme në banesat dhe bizneset përreth. Nga shpërthimi i hotelit "Bizanti" nuk ka persona të lënduar. Policia ka sqaruar se hoteli dy-katësh ishte në pronësi të S. Ç., dhe E. Dh. Policia bën me dije se që prej vitit 2022, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e hotelit.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në  një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësin e këtij hoteli”, njofton Policia.

/rtsh.al/