RTSH 24 Live

Sociale

Edhe fëmijët me pasoja të COVID të zgjatur, Kuli: Vaksinimi i domosdoshëm!

18/05/2022

Edhe fëmijët me pasoja të COVID të zgjatur, Kuli: Vaksinimi i domosdoshëm!

Nuk janë vetëm të rriturit por edhe fëmijët ata që po preken nga pasojat e COVID-19 të zgjatur që shtrihen nga 6 deri në 1 vit.

Mjekët bazuar në riformulimet që ka bërë OBSH për pasojat afatgjata kanë konstatuar shumë raste të simptomave të zgajtura siç janë dhimbja e kokës dhe temperaturë pa shkak të jashtëm.

Pediatrja infeksioniste Prof. Gjeorgjina Kuli sqaron arsyet pse duhen vaksinuar fëmijët.

Shumë prindër e kushtëzojnë vaksinimin e fëmijëve me infeksionin që ata mund të kenë kaluar duke e konsideruar të panevojshme, por Prof.Kuli nuk mendon kështu.

Aktualisht në pediatrinë në QSUT janë 5 fëmijë të shtruar me COVID dhe gjendja e tyre është nën kontroll. Pasojat e COVID të zgjatur tek fëmijët nuk rrezikojnë jetën e tyre.

/rtsh/