RTSH 24 Live

Sociale

Dita e “Shën Markut” shembull harmonie, në fshatin Koljakaj të Lezhës festojnë së bashku të dyja besimet

26/04/2024

Dita e “Shën Markut” shembull harmonie,  në fshatin Koljakaj të Lezhës festojnë së bashku të dyja besimet

Në Koljakaj të Lezhës, “Shën Marku”, festa e fshatit, u festua bashkërisht nga të gjithë.

Dhjetëra banorë të së njëjtës zonë, katolikë e myslimane, u bënë bashkë duke dëshmuar se festa i bashkon njerëzit për të jetuar në harmoni dhe lumturi.

Kreshnik Mujeci, ideatori dhe realizuesi i kësaj feste të përbashkët, synon ta kthejë në traditë me qëllimin për të forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet këtij komuniteti dhe për të ndarë gjithçka së bashku.

Festa e “Shën Markut” u mbajt në kodrën mbi fshatin Koljakaj, aty ku tashmë është vendosur edhe një kryq i lartë, që shihet si mbrojtësi dhe udhëheqësi i komunitetit katolik.

Shën Marku, kushëriri i Barnabës, e ndoqi apostullin Pal në të parin udhëtim të tij misionar e pastaj edhe në Romë.Që ndjekës i Pjetrit, predikimin e të cilit e paraqiti në ungjillin e vet. Tradita e mban Shën Markun si themelues të Kishës së Aleksandrisë.

/rtsh/