RTSH 24 Live

Sociale

E diela në Shirokë, moti me diell ka bërë që qytetarë të shumtë të frekuentojnë këtë zonë

3 orë para

E diela në Shirokë, moti me diell ka bërë që qytetarë të shumtë të frekuentojnë këtë zonë

Shiroka mbetet një ndër destinacionet e preferuara nga qytetarët shkodran dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë preferuar që të kalojnë këtë fundjavë në Shirokë, me familjarët apo miqtë e tyre.

Qytetarët tregojnë arsyet pse zgjedhin të frekuentojnë Shirokën.

Nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët e vlerësojnë Shirokë për ajrin e pastër.

“Unë kam ardhur nga Gjermania. Për mua është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Në Shkodër cdo gjë qenka perfekte, natyra, malet, ajri, lumenjtë e liqeni, sikurse në Shirokë , një vend tepër i veçantë, sidomos mikpritja., shprehet turisti.

Shiroka mbetet përherë e preferuara e shkodranëve. Fundjava në Shirokë është përfekte, për ata që duan të shkëputen nga jeta e përditshme dhe të relaksohen në natyrë.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/