RTSH 24 Live

Sociale

Çmimet e “Upshift Albania”, të rinjtë pjesëmarrës vlerësohen me 6 çmime për idetë inovatore

3 orë para

Çmimet e “Upshift Albania”, të rinjtë pjesëmarrës vlerësohen me 6 çmime për idetë inovatore

Pas prezantimit të ideve inovatore të të rinjve që u bënë pjesë e edicionit të 19-të të "Upshift Albania" në Korçë, 6 grupe u vlerësuan me çmime.

Çmimi i parë u nda nga deputeti Niko Peleshi, të cilit gjithashtu, nga organizotarët e Upshift, iu dha një çmim vlersues për mbështetjen që ofron për të rinjtë

Çmimet e tjera u ndanë më pas nga Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, dhe deputetja Eni Zake.

Upshift Albania është një program që ndihmon të rinjtë të bëhen inovatorë dhe sipërmarrës socialë përmes mësimit nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/