RTSH 24 Live

Sociale

Ul siparin Festivali i Filmit në Korçë, “Naked Eye” nga Helena Oborska vlerësohet më i miri

3 orë para

Ul siparin Festivali i Filmit në Korçë, “Naked Eye” nga Helena Oborska vlerësohet më i miri

Ka ulur siparin e edicionit të 11-të, Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër. Filmi më i mirë i këtij festivali, u vlerësua “Naked Eye”, “Me sy të lirë”, një film Polak me regjisore Helena Oborska.

Filmi më i mirë kombëtar u vlerësua filmi “Dielli”, me çmimin e filmit të studentit u vlerësua “Ligji i Habëllit”, çmimi i publikut shkoi për filmin shqiptar “Si Afërdita”nga Anisa Xhomaqi, filmi dokumentar më i mirë u vlerësua filmi “Motra ime” dhe filmi ndërkombëtar më i mirë “Toka e maleve”.

Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër erdhi për të 6-in vit në Korçë, ndërsa iu dedikoi një ditë me filma edhe fëmijëve

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al