RTSH 24 Live

Kronika

Dyshime për dekonspirimin e megaoperacionit Nano: Kemi informacione, po hetojmë me SPAK dhe AMP

21/05/2022

Dyshime për dekonspirimin e megaoperacionit Nano: Kemi informacione, po hetojmë me SPAK dhe AMP

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano përforcoi dyshimet për dekonspirimin e megaoperacionit “Plumbi i artë”.

I pyetur nga Radio Televizioni Shqiptar, këtë të shtunë Nano se kanë nisur hetimet në bashkëpunim me SPAK dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për verifikimin e çdo personi që ka pasur dijeni për operacioni dhe që mund të ketë njoftuar personat që i shpëtuan prangave.

Nga megaoperacioni u arrestuan 18 persona, një pjesë e të cilëve janë në qeli, ndërsa 14 të tjerë, gjysma prej tyre fshihen ende brenda vendit, arritën të largoheshin sapo policia shkoi për ti kapur në vendet ku fshiheshin, dhe i shpëtuan prangave.

/rtsh/