RTSH 24 Live

Ekonomi

Dyfishohet çmimi i fasules, këtë vit në Korçë shitet 500- 600 lekë për kg

16/11/2023

Dyfishohet çmimi i fasules, këtë vit në Korçë shitet 500- 600 lekë për kg

Nëse vitin e kaluar produkti i fasules është tregëtuar 250 deri në 300 lekë kilogram, sivjet ka shkuar në 500 deri në 600 lekë të reja për kg me shumicë.

Shkak i rritjes së çmimit sipas specialistëve është prodhimi i ulët por edhe cilësor.

Fasulja kultivohet masivisht në fushën e Maliqit por këtë vit për luhatja e temperaturave solli një sërë sëmundjesh për këtë kulturë duke bërë që edhe prodhimi pëe këtë vit të jetë mjaft i ulët.

Specialistët por edhe fermeret thonë se pavarsisht këtij problemi fasulja e Maliqit ka arritur të gjendet mirë në tregun vendas por më së shumti në Kosovë e Maqedoni.

Në gjithë fushën e Maliqit kultivohen 180 hektarë me fasule. 

/rtsh/