RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Durrës, tritol automjetit të efektivit të policisë 

03/09/2021

Durrës, tritol automjetit të efektivit të policisë 

Lulzim Kastratit, me detyrë inspektor policie në Durrës iu vu tritol në automjet, të cilin e kishte parkuar natën e shkuar përpara banesës ku jeton.
Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit.
Sipas raportimit të policisë lokale, rreth orës 06.25 minuta është dëgjuar një shpërthim i fortë, nga ku është konstatuar se ka shpërthyer një sasi e  vogël tritoli pranë automjetit të inspektorit Kastrati.
Nga shpërthimi, tha policia, fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme të vogla materiale. 
Menjëherë pas njoftimit të marrë, në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë dhe nisën hetimet, ku një nga pistat ku po punohet është ajo e një presioni ndaj Kastratit, për shkak të detyrës që ushtron. 
Nga ana tjetër, disa persona janë shoqëruar dhe pyetur nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se mund të kenë informacione rreth ngjarjes.