RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës- Sherr mes disa personave në lokal, arrestohet 35-vjeçari, sekuestrohet kallashnikovi

07/01/2025

Durrës- Sherr mes disa personave në lokal, arrestohet 35-vjeçari, sekuestrohet kallashnikovi

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë në Durrës. Policia bën me dije se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali, dhe një prej të përfshirëve në këtë konflikt posedonte armë zjarri të tipit kallashnikov.

 Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij armën e zjarrit.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës kanë konstatuar një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13.

Menjëherë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Momentum”, është ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Nga kontrollet është konstatuar se njëri nga shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi G. V., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, kishte me vete një armë zjarri kallashnikov”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.

/rtsh.al/