RTSH 24 Live

Sociale

Durrës - Rindërtimi i banesave pas tërmetit, banorët kërkojnë të hynë në shtëpitë e tyre

10/12/2024

Durrës - Rindërtimi i banesave pas tërmetit, banorët kërkojnë të hynë në shtëpitë e tyre

Shumë banorë në Durrës kanë protestuar duke kërkuar të hyjnë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit. 135 familje  edhe pse i kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja që nga muaji qershor, ende nuk kanë mundur të hyjnë në shtëpitë e reja.

Në anën tjetër  banorët shprehen se , prej rreth dy vitesh nuk marrin bonusin e strehimit, për të paguar qiranë. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme   

Banorët shprehen të pakënaqur nga punimet e kryera madje thonë se rreth 50% të tyre i kanë kryer vetë.

Pallatet e rindërtuar  në Durrës pas tërmetit , ndodhen në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrugët "Lura" dhe "Ahmet Dakli".

Ndërkohë, burimet zyrtare nga Bashkia e Durrësit bën me dije se brenda pak ditëve do të mundësohet lidhja e energjisë elektrike për kompleksin e banimit dhe 135 familjet përfituese do të futen në apartamentet e reja.

/rtsh.al/