RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës, Rama në godinën e parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli: Përfundon brenda vitit

19/04/2024

Durrës, Rama në godinën e parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli: Përfundon brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

Kreu i qeverisë  e cilësoi këtë investim si një vepër të bukur publike që do jetë në dispozicion brenda 2024-ës.

Brenda godinës do të akomodohen 400 vende parkimi dhe gjithashtu janë parashikuar  funksione të ndërthurura mes hapësirave për parkim, për zyra dhe aktivitete social-kulturore.

“Durrës - Në kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

Një tjetër vepër e bukur publike në dispozicion brenda vitit, për rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore”, tha Rama.

Kryeministri shoqërohej nga kryebashkiakja Emirjana Sako e cila shpjegoi detajet mbi investimin që po bëhet në këtë godinë.

“Pronë e cila ka qenë shtet por shërbente si parkim për lagjet këtu pranë.

Kemi filluar nga puna, objekti ndodhet shumë afër me qytetin. Durrësi ka shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim. Do akomodohen 400 vende parkimi.

Kemi parashikuar të realizohen edhe hapësira të tjera funksionale, si zyra, që mund të jenë në funksion të një analize për transportin publik në qytetin e Durrësit”, tha Sako.

/rtsh.al/