RTSH 24 Live

Politikë

“Gjykatat vendosin çfarë kërkon SPAK”, Meta: Deklaratë skandaloze e Dumanit, pse s’reagojnë ndërkombëtarët?

02/05/2024

“Gjykatat vendosin çfarë kërkon SPAK”, Meta: Deklaratë skandaloze e Dumanit, pse s’reagojnë ndërkombëtarët?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ndërkombëtarët duhet të kishin reaguar lidhur me deklaratën e Altin Dumanit se “gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK”.

Duke e cilësuar këtë deklaratë si skandaloze, Meta tha se Dumani më këtë që tha asgjësoi gjykata e avokatë dhe tregoi se është ai që vendos drejtësinë në vend. Meta nuk ka ndalur sulmet ndaj kreut të SPAK, ku tha se ai i shërben Rama-formës dhe jo drejtësisë.

“Deklarata skandaloze e Dumanit që ka deklaruar se në këtë vend gjykata vendosin çfarë kërkojmë ne, pra SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata pasi u dash të certifikonte vendimet e SPAK madje as personat nuk kanë nevojë as për avokatë. Me këtë deklaratë Dumani ka asgjësuar edhe gjykata edhe avokatët dhe ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integriteti jo për shkak të vendosmërisë për të luftuar korrupsionin por është aty për t’i shërbyer Rama-formës. Nuk ka fuqi në botë që shpëlan deklaratën skandaloze të Dumanit që kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët”, tha Meta.

Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama edhe për hartën e re të gjyqësorit, ku tha se i la qytetarët pa shërbime dhe se shumë shpejt të “gjitha dosjet do të shqyrtohen në kullat e gjykatave në Tiranë”.

“Çfarë fituan qytetartë me hartën e re gjyësore që u bë me ide të Rama-formës? Ju la pa gjykata dhe ju kanë bërë gati zero aksesin për të kërkuar drejtësi dhe që ju nxit për tu larguar. Rrezik i eliminojnë të gjitha gjykatat dhe do i lënë vetëm këtu te kullat e gjykatave në Tiranë. Që kur u bë ramaforma e sukseseve të mëdha duhet 4 herë më shumë kohë për të shqyrtuar një dosje. Ku është efikasiteti?”, tha Meta gjatë një konference me gazetarët.

/rtsh.al/