RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës/ Dërgoi makinën në servis, 46-vjeçari përplaset nga automjeti i tij që po përdorej nga pronarët për të bërë xhiro

11/02/2024

Durrës/ Dërgoi makinën në servis, 46-vjeçari përplaset nga automjeti i tij që po përdorej nga pronarët për të bërë xhiro

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës këtë të diel, ku një 46-vjeçar është përplasur nga makina e tij që po përdorej për xhiro nga pronarët e servist ku e kishte dërguar.

Sipas Policisë, 46-vjeçari me inicialet E. A. E kishte çuar automjetin e tij, në një servis në pronësi të dy vëllezërve, për ta lyer, por këta të fundit, në vend që të kryenin punën që i ishte kërkuar, e përdornin automjetin për të lëvizur vetë nëpër qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, ata janë konstatuar nga 46-vjeçari duke lëvizur me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit.

Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Fatmirësisht 46-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime fizike. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/