RTSH 24 Live

Aktualitet

Dumani: Nisin hetimet për fondet e IPARD. Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetajn

28/09/2023

Dumani: Nisin hetimet për fondet e IPARD. Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetajn

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka dhënë detaje për një sërë çështjesh të rëndësishme, mes të cilave edhe për fondet e IPARD dhe Arben Ahmetajn.

Dumani u shpreh se kanë nisur hetimet për fondet e IPARD dhe se ndodhen në fazë paraprake. Më shumë detaje nuk u zbuluan, për të mbrojtur sekretin hetimor.

Kujtojmë se më 19 korrik të këtij viti, Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të fondeve për bujqësinë në Shqipëri, në kuadër të programit IPARD II, pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), për korrupsion në zbatimin e IPARD II në vitet 2014-2020.

Për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, kreu i SPAK tha se nuk ka informacion konkret për vendndodhjen e tij apo që të ketë kërkuar azil, por paralajmëroi se do të ketë “zhvillime surprizuese” në lidhje me këtë çështje.

Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”, ka thënë Dumani.

Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Dumani tha se është një çështje ende nën hetim.

Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes. Kam ushtruar kompetencat e mia si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”, ka deklaruar ai.

Lidhur me kallëzimin për çështjen “McGonigal”, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK.

Një përgjigje, Dumani e kishte edhe për Fredi Beleri, ku deklaroi se është çështje si gjithë të tjerat dhe se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.

Për Amant Josifin, kreu i SPAK tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se Prokuroria e Posaçme ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani deklaroi: “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”.

Prokuroria e Posaçme ka marrë dosjen për serat e kanabisit në Berat ku u zbulua përfshirja edhe e zyrtarëve të policisë teksa Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK Altin

Dumani bëri me dije po ashtu se Prokuroria e Posaçme ka marrë dosjen për serat e kanabisit në Berat ku u zbulua përfshirja edhe e zyrtarëve të policisë. Ai sqaroi se procedimi është regjistruar për grup të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

/rtsh.al/