RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Dumani dhe Çela, dikur miq, sot armiq të përbetuar

30/03/2022

Dumani dhe Çela, dikur miq, sot armiq të përbetuar

Po kush janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani? Radio Televizioni Shqiptar sjell të dhëna, të cilat janë marrë nga dosjet e Policisë dhe Prokurorisë, përmes të cilave jepen detaje. Dikur ishin miq ndërsa prej kohësh janë kthyer në armiq të përbetuar.

Nuredin Dumani, 37 vjeç është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Vrasja dyshohet se është realizuar, pasi vëllezërit akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. 

Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Mes Dumanit dhe Çelës ka pasur mosmarrëveshje që pas eliminimit të Klevis Kapllanajt. Dumani akuzohet për vrasjen e vëllait Talo Çelës, Bujar Çela. 

Nuredin Dumani njihet për lidhjet me një rrjet prostitucioni. Talo Çela është i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, është autori i dyshuar i grabitjes së thasëve me para në aeroporti e Rinasit ngjarjes së datës 9 prill 2019. Ai dyshohet se është urdhëruesi i vrasjes së dy vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

/rtsh/