Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), thotë se do të japë dorëheqjen nga posti i tij para se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.
Wray njoftoi largimin e tij të ardhshëm në një takim të brendshëm të FBI.
"Pas disa javësh mendimesh të kujdesshme, kam vendosur se gjëja e duhur për Byronë është që unë të shërbej deri në fund të Administratës aktuale në janar dhe pastaj të jap dorëheqjen. Qëllimi im është të mbaj fokusin në misionin tonë, punën e domosdoshme që po bëni në emër të popullit amerikan çdo ditë", tha Wray.
"Mezi pres një tranzicion të qetë. Do të jem gati t'i shërbej popullit amerikan ditën e parë," tha Patel në një deklaratë të mërkurën.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka sinjalizuar publikisht dëshirën e tij për të zëvendësuar Wray me Kash Patel, një besnik për një kohë të gjatë i Trump, i cili ka bërë thirrje për kufizimin "dramatik" të autoritetit të FBI-së.
/rtsh.al/