RTSH 24 Live

Kulturë

Drake vishet kuq e zi në klipin e këngës së tij të re

30/11/2023

Drake vishet kuq e zi në klipin e këngës së tij të re

Një ditë pasi Shqipëria festoi 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, rreperi kanadez me famë botërore Drake ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re “Polar Opposites”, ku shfaqet i veshur me një xhaketë që ka të qëndisur flamurin shqiptar. Këngëtari i njohur shfaqet duke valëvitur flamurin kuqezi në videoklipin më të fundit nga albumi i tij "For oll the Dogs".

Në pjesën më të madhe të videos ai shfaqet duke luajtur poker në bordin e një anijeje që si duket ndodhet në detin Adriatik.

Ndërsa në një moment, reperi përmend edhe Prishtinën. Shqiptarët kudo në botë kanë nxituar të komentojnë në klipin e publikuar në Youtube duke vlerësuar këngën.

Aplikacioni muzikor Spotifaj njoftoi se Drake është renditur e vendin e katërt në mesin e artistëve botërorë pas The Uikend , Bed Bany dhe mbretëreshës së Popit Tejlor Suift.

/rtsh.al/