RTSH 24 Live

Aktualitet

Dosja “Tahiri”, Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, ish-ministri do kërkojë pafajësi

28/09/2021

Dosja “Tahiri”, Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, ish-ministri do kërkojë pafajësi

Çështja në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të rigjykohet nga e para. Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë vendimin e Apelit të Posaçëm të dhënë në korrik 2020 që rikthente dosjen Tahiri në shkallën e parë. Pas gati 3 orësh seance pa praninë e kamerave ku dëgjoi parashtrimet e  palëve, trupa e Kolegjit Penal me reklator Ilir Pandën vendosi që ta kthejë dosjen Tahiri për rigjykim në Gjykatën e  Apelit, por me një tjetër trupë gjykuese. Vetë Tahiri nuk dha  interpretime për vendimin, por shtoi se do të ndjekë procedurën për tu përballur në Apel me prokurorët e SPAK. 
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan. Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. 
Bashkë me Tahirin do të gjykohet edhe ish drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Cela, avokatët e së cilit kërkuan shpalljen e pafajshëm të tij, kërkesë që u rrëzua këtë të hënë nga Gjykata e Lartë.