RTSH 24 Live

Sociale

Divorcet në qarkun e Fierit/ Rriten shifrat, mbi 500 kërkesa për zgjidhje martese këtë vit

17/09/2023

Divorcet në qarkun e Fierit/ Rriten shifrat, mbi 500 kërkesa për zgjidhje martese këtë vit

Shifrat e divorceve janë tejet të larta për qarkun e Fierit. Të dhënat që jep Gjykata e rrethit gjyqësor të Fierit flasin për mbi 500 kërkesa për zgjidhje martese të depozituara këtë vit ndërkohë që raportohen edhe rastet e dhunës në familje ku shifrat shkojnë në mbi 100 raste.

Sipas kreut të dhomës së avokatisë në Fier, Ermal Hamataj, ato që janë shtuar janë divorcet fiktive të të rinjve që jetojnë në vendet e BE-së.

50% e tyre janë martesa fiktive, sepse është një fenomen që po vjen gjithmonë në rritje, kryesisht në moshat e reja, të cilët mund të kenë probleme me BE-në për shkak të lëvizjeve duke ndryshuar emrat duke bërë këto martesa fiktive pa asnjë pasojë tjetër ligjore. Shqetësuese tjetër është edhe gjykimi i urdhrave te mbrojtjes. Në 6 mujorin e parë të 2023 në Gjykatën e Shkallës së Parë në juridiksionin e qarkut Fier janë gjykuar rreth 93 apo brenda numrit 100 të urdhrit të mbrojtës”, tha  Ermal Hamataj.

Ndërsa sipas avokatit Rudin Birçaj, shkaqet që çojnë në ndarje të familjeve janë të ndryshme, që nga shkaqet sociale, ekonomike dhe emigrimi.

Për sa i përket zgjidhjeve të martesave janë kryesisht ato martesa e pa menduara sidomos me çiftet që jetojnë njeri jashtë kufijve dhe femrat në Shqipëri, por janë edhe martesat me të huajt, mos gjetja e vetes tyre qofshin këto të BE apo të një shteti tjetër”, tha Rudin Birçaj.

Një prej problemeve kryesore në vendin tonë janë martesat me shkuesi, veçanërisht në zonat rurale, por pa lënë mënjanë edhe problematikat e tjera sidomos ato ekonomike.

Gazetar A.Shyti

/RTSH/