Divjaka vazhdon të mirëpresë turistë të shumtë edhe gjatë vjeshtës, shtimi i tyre ka sjellë nevojën për më shumë punonjës në njësitë e shërbimit. Baret dhe restorantet e ndërtuara në zonën e Parkut Kombëtar Divjake-Karavasta, po punojnë me orare të zgjatura edhe në këtë periudhë të Nëntorit. Për të përballuar fluksin bizneset familjare tashmë kanë punësuar në fund javë shumë të rinj.
Ushqimi i freskët, çmimet e lira dhe natyra e bukur kanë bërë e shumë turistë të rikthehen në Divjakë. Sipërmarrësit , thonë se qëllimi kryesor është shërbimi cilësor dhe por për të zhvilluar turizmin duhen edhe punonjës të kualifikuar.
Divjaka është zona me numrin më të madh të restoranteve të peshkut të lagunës, ndaj tërheq gjatë gjithë vitit turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
/RTSH/