RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu!

02/04/2024

Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu!

Presidenca është ‘veshur’ me ngjyrën blu, në sintoni me institucione të tjera në botë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti Bajram Begaj ka shpërndarë një foto ku shfaqet godina e presidencës e cila është ndriçuar me ngjyrën blu

“Presidenca i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjegjësimit mbi të”, shkruan Begaj.

 

 

/rtsh.al/