Shtegu i Pelikanit, rreth 3 km i gjatë është përshkuar në këmbë përmes pyllit të Divjakës nga grupe të shumta turistësh vendas.
Përgjatë këtij shtegu, në Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta mund të shohësh pelikanët, flamingot, çafkat e të tjerë.
Ecja në këmbë u jep mundësinë pjesëmarrësve të njihen nga afër me këtë bukuri të natyrës së vendit tonë, e cila deri tani është habitati i qindra shpendëve dhe bimëve të egra endemike të zonës.
Mësimi për edukimin mjedisor duhet të jetë pjesë e kurrikulave mësimore. Mbrojtësit e natyrës e vunë theksin në rëndësinë e mësimit të brezave të rinj sesi ruhet e mbrohet pasuria e natyrës shqiptare.
1250 Ha është sipërfaqja e zonës së mbrojtur në pyllin e Divjakës e cila këtë vit, vetëm në muajin shtator është vizituar nga 38 mijë turistë vendas dhe 10 mijë turistë të huaj.
/rtsh.al/