5 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë Turke.
Instituti i Kulturës Turke në Shkodër “Yunus Emre” organizoi veprimtarinë “Kafeja turke për hatrin 40-vjeçar”, që ka në fokus rëndësinë dhe vlerat e kafesë turke edhe në Shqipëri.
Mes të pranishmëve ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Ai u shpreh se kafeja turke është simbol i miqësisë, raporteve shoqërore dhe përjetimeve emocionale.
Që prej shekullit XV, kafeja turke është më shumë se një filxhan pijeje për turqit.
Me teknikat e veçanta nga përgatitja e deri të pija, kafeja tradicionale turke është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO në vitin 2013.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/