Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka kërkuara kontributin e të gjithëve për të falur sa më shumë dashur për fëmijët me çrregullime të spektrit autik por edhe për të mbështetur prindërit e tyre.
Ministrja Koçiu shtoi se do të krijohen hapësira që këta fëmijë të mund të zhvillojnë potencialin e tyre.
“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na rikujton rolin dhe kontributin e çdo njërit prej nesh për të mbështetur, përkrahur dhe për të falur sa më shumë dashuri për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe prindërit e tyre.
T'i shndërrojmë hapësirat tona komunitare në vende sa më miqësore për këta fëmijë që të mund të zhvillojnë talentin dhe potencialin e tyre.
Nëpërmjet Fondit Social, MSHMS ofron shërbime të specializuara për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe shërbime të specializuara në banesa dhe do vijojmë të rrisim shërbimet socio-shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të fëmijëve me probleme të tilla shëndetësore”, shkruan Koçiu.
2 prilli shënon Ditën Botërore të Çrregullimit të Spektrit të Autizmit, një çrregullim neuro-zhvillimor që fillon herët në fëmijëri dhe zgjat gjatë gjithë jetës së një personi.
Aktualisht në nivel kombëtar ofrohen shërbime në 9 qendra rezidenciale dhe ditore si për fëmijët me aftësi të kufizuar ashtu edhe për ata në spektër autik.
/rtsh.al/