RTSH 24 Live

Sociale

Dita Botërore e Artit - Korça, vendlindja e piktorit të popullit Vangjush Mio

15/04/2024

Dita Botërore e Artit - Korça, vendlindja e piktorit të popullit Vangjush Mio

Dita Botërore e Artit festohet çdo vit në 15 prill, për të përkujtuar lindjen e Leonardo Da Vinçit, njeriut që në gjithçka që bënte, dinte të ishte një artist i vërtetë.

“Arti zbulon pasurinë e shpirtit njerëzor, ndjenjës dhe aftësisë së komunikimit”, shprehet muzikologu Pandi Bello.

Bello e cilëson Korçën si një ndër qendrat e vërteta të kulturës shqiptare.

Vangjus Mio është i pari artist që ka hapur një ekspozitë në vitet 1920. Ai kuptonte artin, ndjente nevojën për të parë kulturën, traditën e madhe të Rilindjes italiane dhe shkoi për studime edhe në Itali”, shprehet Bello.

Disa prej veprave të Piktorit të popullit Vangjush Mio i cili renditet në mesin e piktorëve më të mëdhenj të traditës shqiptare, nën kujdesin e së bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë e Vangjushit që njihet si Muzeu “Vangjush Mio” ndërsa çdo vit në Korçë, si ndjekje e traditës së arteve figurative, zhvillohet kolonia e piktorëve “Ditët e Mios”.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/