RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Meta, i vendosur për të bërë opozitë

29/04/2024

Neza: Meta, i vendosur për të bërë opozitë

Analisti, Sami Neza shquan një tipar tek Ilir Meta, i cili, sipas tij, është vendosmëria, gjë që ka bërë që edhe subjekti politik që ai ka themeluar tu rezistojë të gjitha presioneve si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, madje dhe të qeverisë bashkë me këta faktorë politikë.

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH Neza u shpreh se Meta është i vendosur për të bërë opozitë.

“Ai është një politikan që gjatë këtyre viteve është vetë-plotësuar edhe ka arritje. Ka kaluar në të gjitha zyrat e larta të shtetit. Është kaq errët në Shqipëria sa dhe një dritë e Metës ndriçon. Meta artikulohet me vendosmëri. Opozita është një mundësi që kjo situatë e rëndë në të gjitha drejtimet të krijojë një farë shprese. Meta po ekspozohet si një pjesë e shpresës së opozitës. Meta ka një cilësi të cilën e ka stërvitur tek vetja dhe kjo është vendosmëria. Ai është i vendosur për të bërë opozitë ndaj qeverisë. Problemi i pensionistëve, të cilët mezi jetojnë në Shqipëri dhe nevoja për të rikthyer shqiptarët në Shqipëri janë teza që zgjojnë vëmendje. LSI është partia më e goditur pasi është goditur nga e majta dhe e djathta, por ja ka dalë edhe të mbiejtojë madje të bashkë-qeverisë.”, tha Neza.

/rtsh.al/