RTSH 24 Live

Politikë

Bregu: Ilir Meta konfirmoi se PL është forca e tretë politike

29/04/2024

Bregu: Ilir Meta konfirmoi se PL është forca e tretë politike

Analisti Zylyftar Bregu deklaroi në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” se Ilir Meta me organizimin e fundit të Konventës Të Partisë së Lirisë u konfirmua që është forca e tretë politike në vend.

Sipas tij, edhe pse ka disa tentativa organizimi për parti politike në vend, ende nuk kemi marr që të ketë këtë organizim apo dhe këtë qëllim duke u kthyer në çështjen e politikës së ditës.

“Kur gjerat po fillojnë dhe po lexohen , pas konventës së zhvilluar nga PL-ja,  po lexohet më mirë aksioni politik që ka Meta”.

Për analistin Bregu, “me organizimin politik që ai bëri ka konfirmuar dhe një herë që Partia e Lirisë është partia e tretë në Shqipëri. Ka disa lëvizje apo organizime për parti të reja politike ku deri tani nuk kanë demonstruar as organizimi të këtij niveli , qoftë nga cilësia apo masiviteti”.

Ndaj shton ai, “ Ilir Meta ka arritur që për shkak të organizimit dhe deklaratave , Meta e ka kthyer PL-në në çështjen e ditë duke u bërë si agjendë publike në gjithë televizionet.

 

/rtsh.al/