RTSH 24 Live

Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani pret ambasadorin amerikan: Të jemi të barabartë në diskutime

01/07/2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani pret ambasadorin amerikan: Të jemi të barabartë në diskutime

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në një takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.

Më tej, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

Ndërkaq, në prag të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, presidentja Osmani përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.

/rtsh.al/