RTSH 24 Live

Kosovë

Dialogu Kosovë - Serbi/ Hill: Zgjidhjet e imponuara, nuk zgjasin shumë

16/09/2023

Dialogu Kosovë - Serbi/ Hill: Zgjidhjet e imponuara, nuk zgjasin shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se zgjidhjet e imponuara nuk mund të zgjasin shumë.

Ai ka theksuar se shpreson që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është duke bërë një punë të mirë, për të gjetur një zgjidhje të pa imponueshme.

E dini, zgjidhjet që imponohen nuk zgjasin shumë. Ju dëshironi zgjidhje që do të vijnë natyrshëm. Jam i sigurt që Lajçak po punon për to”, deklaroi Hill, i cili tha se ndihet krenar për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Lajçakut, por edhe se i vjen mirë që SHBA-ja është e përfshirë drejtpërdrejt në atë proces përmes të dërguarit të saj special, Gabriel Escobar.

Kam punuar në proceset e paqes dhe e di sa e vështirë është, sido që të bësh, dikush do të zemërohet... Unë do të doja që kjo çështje të zgjidhet, e di që është e vështirë për të gjithë”, tha ambasadori amerikan, i cili ka qenë protagonist edhe në marrëveshjet e paqes në Kosovë në përudhëm e luftës dhe pas saj.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, Hill ka theksuar se dy vendet kanë një dialog shumë të mirë, por se mund të arrihet më shumë.

Ajo që mund të them është se ka një konsensus në rritje në SHBA se ka nevojë për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë dhe nevojën për të qenë miq dhe partnerë përsëri”, ka deklaruar Hill për mediet serbe.

/rtsh.al/