RTSH 24 Live

Politikë

Dhuna në Kuvend, deputeti Pëllumbi: Goditja me këmbë karrigeje, “atentat” ndaj Spiropalit

01/10/2024

Dhuna në Kuvend, deputeti Pëllumbi: Goditja me këmbë karrigeje, “atentat” ndaj Spiropalit

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi komentoi në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, dhunën deputetëve të PD-së dhe opozitës në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit.

Deputeti Pëllumbi deklaroi se, ajo që është vërtetë shqetësuese ishte gjesti I një prej kolegëve të opozitës I cili gjuajti kryetaren e Kuvendit Znj. Spiropali me këmbë karrige.

Ai reagim është një “atentat” sepse në rast se do të kishte prekur kryetaren do të kishte pasoja të rënda për atë”, tha ai.

Sipas tij, ngjarja e djeshme në seancën plenare nuk është e panjohur sepse ne kemi parë edhe më parë në Kuvendin e Shqipërisë skena dhune, por sikurse u shpreh z. Pëllumbi- “kjo është një gjë e re dhe shumë e rëndë”.

 “Sigurisht policia bëri detyrën e vetë duke ndërmarr ato veprime që duhet të ndërmerrte ndaj gjithë atyre që u përfshinë.  Personalisht në ato 20 minuta që u zhvillua seanca më vinin ndërmend të gjitha ngjarjet që kanë lidhje me PD-në, ku situate të tilla ndoshta dhe më shumë të rënda kanë ndodhur në Shqipëri. Kujtova vitin 97’ ku gati shkuam në luftë civile , vetëm prej kokëforcisë  së një njeriu. Më erdhi në mendje grushti I shtetit në 98’ ku gati u dogj Tirana dhe u shkatërruan bizneset e Kryeqytetit. Më erdhën ndërmend Gërdeci, apo 4  të vdekurit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që të gjitha këto u bënë prej kokëforcisë e një njeriut të vetëm”, tha Pëllumbi.

Ndaj  shtoi ai, është ky njëri që drejton PD-në sërish në këto 30 vite dhe që ka filozofinë e dhunës, të kaosit dhe të rrëmujës.

Është kjo filozofi që kryetari i PD-së mund të mbijetojë dhe të sigurojë një mbështetje të strukturave që e mbështesin”.

Por Shqipëria vijon deputeti i mazhorancës, nuk është as e vitit 97’ apo e 98’-ës, nuk është as e 2008 apo 2011. Jemi në Shqipërinë e 2024  e cila në 15 Tetor merr ftesën për tu ulur në bisedime dhe për të çelur kapitujt me BE-në. Është Shqipëria ambicioze  që në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europiane.

“Ne synojmë dhe punojmë për këtë Shqipëri dhe populli shqiptar sillet dhe vepron si popull europiane dhe nuk dëshiron një opozitë që na kthen shumë vite mbrapa duke vënë flakë, duke djegur”.

Deputeti Pëllumbi ka bërë thirrje bërë thirrje për dialog teksa tha që çdo pretendim e kërkuar nga opozita duhet të komunikoj dhe ndërtojë një komunikim me mazhorancën dhe jo ti vënë zjarrin Kuvendit.

Opozita mund të ketë një problem dhe është e drejta e tyre ta gjykojnë dhe nëse ata duan ta pranojnë vendimet e gjykatë apo të reagojnë mbi atë vendim. Pra, mbetet në të drejtën e tyre ta gjykojnë por forma në një shtet demokratik të civilizuar , të pjekur politikisht sepse janë 34 vite tashme me sistemin demokratik por mënyra se si ata reagojnë nuk janë as demokratike as ligjësime. Sepse këto janë probleme me gjyqësorin nuk janë problemet e politikës. Për fat të keq PD-ja nuk po shkon drejtë rrugës europiane, të demokratizimit të saj."

Personalisht, tha deputeti Pëllumbi, nuk pres ndonjë reflektim dhe vijë sjellje tjetër përveç kësaj sepse me një udhëheqës që është non grata  dhe grupi që mbështet vështirë të kemi një qasje tjetër.

 

 

/rtsh.al/