RTSH 24 Live

Aktualitet

Dezinformimi, AKEP: Mbyllëm 155 domene ruse dhe 8 domene të “Homeland Justice”

16/10/2024

Dezinformimi, AKEP: Mbyllëm 155 domene ruse dhe 8 domene të “Homeland Justice”

Që nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës në Shqipëri janë mbyllur 155 domene ruse dhe 8 domene të tjera që lidhen me grupin e hakerimit iranian “Homeland Justice”.

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, i cili ka raportuar në Komisionin e Dezinformimit, tha se këto domene u mbyllën me kërkesë të Komisionit Evropian dhe disa më kërkesë të prokurorisë e policisë shqiptare. Arsyeja e mbylljes së tyre ishte pikërisht se cilësoheshin si dezinformuese, tha Frashëri.

Braçe: Ju referonin së kemi mbyllur 155 domene ruse dhe 8 të terë që i përkasin bandës “Homeland Justice”, kërkesa për mbylljen e tyre nga ka ardhur?”.

Frashëri:  Kërkesa për domeinet ruse e para ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian (BE). I cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domene ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbyllej, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesat e tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice” (iranianët). Kryesisht kanë ardhur kërkesa nga Prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë. I vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji. Pra ne nuk e kemi autoritetin për të vepruar që t’i ndalojmë sipas ligjit, pasi janë ato ligjzbatuese që veprojnë dhe ne në fund ekzekutojmë dhe sinjalizojmë.”

Kreu i AKEP sqaroi edhe rastin bllokimit së uebsite-ve ku tha se kompanitë bllokojnë trafikun e internetit për këto kompani vetëm në territorin e Shqipërisë, ndërsa një shqiptar nga diaspora mund ta aksesojë lehtësisht nga jashtë vendit.

Sipas Frashërit vetëm domeni .al, mund të mbyllet dhe të bëhet i paaksesueshëm nga kudo asi administrohet nga AKEP, por jo domenet e tjera.

“Kur një organ ligjzbatues ka vlerësuar se një faqe është e paligjshme ose e dëmshme i dërgon AKEP një kërkesë se filan link apo domen duhet të mbyllet. AKEP i përcjell letrën të gjithë operatorëve dhe secili operator ndërpritet trafikun e internetit në këto faqe. Pra ajo faqe nuk mbyllet por operatorët brenda Shqipërisë nuk japin akses interneti për të hapur atë faqe. Në vendet e tjera të botës ajo faqe është e hapur. Një shqiptar i diasporës e shikon atë haqe se mbetet e hapur. Ndryshon puna për domenin .al, pasi ky administrohet nga AKEP dhe në atë rast kemi të drejtë që duke marrë një vendim gjykate apo kërkesë të Policisë apo prokurorisë që t’i mbyllim fare këto faqe. Atëherë kjo faqe nuk hapet më askund por kjo ndodh vetëm për domenin .al.”, tha Frashëri.

Frashëri foli edhe për masat e mara nga AKEP për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe garantimin e shërbimeve të pandërprera për qytetarët.

“AKEP ka qenë i angazhuar të ketë në fokus sigurinë kibernetike që nuk ka të bëjë vetëm me sulmet por edhe me infrastrukturën. AKEP ka qenë i ndërgjegjësuar që në 2021 për çështjen e sigurisë kibernetike dhe ka për qëllim të na jap instrumente të tjera për të ushtruar monitorim mbi kompanitë e telekomunikacionit dhe shërbimeve. Në 2022 në shkurt ndodhi agresioni rus në Ukrainë dhe ditën që ndodh AKEP morën menjëherë masa lidhur me përgjegjësitë për të  adresuar çdo ndërhyje të huaj që mund të cenonte mirëfunksionim e komunikimeve dhe shërbimeve elektronike. Për AKEP ndërhyrjet e huaja përtej cenimit të demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve, kanë të bëjnë me ndërprerje të shërbimeve bazë për konsumatorin dhe probleme në instruktuarat që AKEP administronte. Në rastin e sulmit në Ukrainë AKEP u angazhua duke modifikuar të gjithë funksionimin e vetë të brendshme dhe monitorimin me kompanitë dhe duke përforcuar llogaridhënien mes vetes dhe me kompanitë. Nga një bazë javorë ose rastësore raportimesh e çuam në raportim ditor. Gjithë kjo sforco që bëri AKEP rezultoi në atë që në korrik të 2022 ndodhi sulmi i përgjithshme AKEP u prek në një mënyrë të papërfillshme në raporti me institucionet e tjera”, u shpreh ai.

/rtsh.al/