RTSH 24 Live

Aktualitet

Dështon zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, më 17 shkurt mbahet raundi i dytë i votimeve

15/02/2023

Dështon zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, më 17 shkurt mbahet raundi i dytë i votimeve

Në procesin për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar raundi i parë i votimeve.

Në përfundim të votimit, asnjë prej kandidatëve në garë, respektivisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj nuk morën votat e nevojshme për të qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, sipas njoftimit të po këtij insitucioni bëhet e ditur se është vendosur që raundi i dytë të votimit të mbahet në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

/rtsh.al/