RTSH 24 Live

Rajon

Deputeti Adnan Dibrani shpëton foshnjen në lumin Moraça në Mal të Zi

21/03/2023

Deputeti Adnan Dibrani shpëton foshnjen në lumin Moraça në Mal të Zi

Një grua ka humbur jetën të hënën pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës. Ndërsa, foshnja e saj është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani arriti te shpetoje foshnjën ne lumin Moraça në Mal të Zi.

Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve.

“Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë, po të kemi parasysh që fëmija është dy muajsh”.

Adnan Dibrani, ishte pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

Po e kaloja urën dhe pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë, e mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur dëgjova të qarën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, tha deputeti Dibrani citon KosovaPress.