RTSH 24 Live

Politikë

Deputetet amendament për Kodin Zgjedhor: 1 në 3 fitues në listat e hapura të jetë grua

26/07/2024

Deputetet amendament për Kodin Zgjedhor: 1 në 3 fitues në listat e hapura të jetë grua

Me nisëm të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla së bashku me të 26 gratë deputete në Parlament është dorëzuar një amendament ku kërkohen ndrysim në draftin për Kodin Zgjedhor që pritet të kalojë sot në Kuvend.

Ata kërkojnë që gratë të ketë përfaqësimin e duhur në parlament duke shtuar një pikë ku thotë se “në shpërndarjen e mandateve të listës së hapur (2/3), një në tre emra t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, grave”. Pra deputetet kërkojnë që një në tre emra të deputetëve të zgjedhur pas votës preferenciale në listat e hapur duhet të jetë grua.

Kjo pikë ka marrë dakordësinë dhe të PS dhe të PD, ku pritet të shqyrtohet dhe kalojë sot në Kuvend së bashku me ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor.

 “Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që I nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij kodi”, është pika që kërkojnë të shtohet në nenin 163 “Për shpërndarjen e mandateve”, thuhet në amendamentin e firmosur nga 26 gra deputete.

/rtsh.al/