RTSH 24 Live

Rajon

Departamenti i Shtetit do t'i shesë F-35 Greqisë: Marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Greqi më të forta se kurrë

24/05/2023

Departamenti i Shtetit do t'i shesë F-35 Greqisë: Marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Greqi më të forta se kurrë

“Bashkëpunimi mbrojtës i Shteteve të Bashkuara me Greqinë është në një nivel historikisht të lartë dhe e bën më të sigurt rajonin e gjerë”, thekson Departamenti i Shtetit  në lidhje me shitjen e afërt të avionëve luftarakë F-35  në Greqi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëriti qëndrimin e hershëm, se qeveria amerikane nuk dëshiron të komentojë shitjen e pajisjeve mbrojtëse para njoftimit zyrtar të Kongresit.

Megjithatë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit deklaroi se SHBA e konsideron Greqinë, aleat dhe partner të domosdoshëm në NATO.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Greqinë një aleat dhe partner të domosdoshëm në NATO. Së bashku, vendet tona avancojnë synimet tona të përbashkëta për paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor, Ballkanin Perëndimor, rajonin e Detit të Zi dhe më gjerë. Marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Greqi është më e fortë se kurrë. Bashkëpunimi ynë forcon NATO-n dhe e bën rajonin më të sigurt”, ka thënë përfaqësuesi i DASH, raporton Protothema.

/rtsh.al/