RTSH 24 Live

Kosovë

Dënohet me 12 vjet burg, Ekrem Bajroviq për krime lufte në Kosovë

19/07/2024

Dënohet me 12 vjet burg, Ekrem Bajroviq për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë të kryera ndaj popullsisë shqiptare.

Ai është dënuar me 12 vjet burg, ku do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Gjykatësi tha se palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit afat prej 30 ditësh pas pranimit së të tij.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, tortura dhe deportimit të popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

/rtsh.al/