RTSH 24 Live

Sociale

Dëmtimi i pemës së Blirit në Kukës, Bici: Do merren masa ndaj dëmtuesve

09/06/2024

Dëmtimi i pemës së Blirit në Kukës, Bici: Do merren masa ndaj dëmtuesve

Bliri një ndër pemët simbol në qytetin e Kukësit edhe këtë vit ashtu si vitet e tjera po shkatërrohet. Persona të papërgjegjshëm, kanë nisur të thyejnë dhe dëmtojnë pemët për të marrë blirin dhe ligustrën. Besim Bici specialist i gjelbërimit shprehet se dëmtimet më të mëdha janë evidentuar në disa zona të qytetit ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të mos dëmtojnë pemët dekorative pasi në të kundërt do të ketë masa administrative ligjore ndaj dëmtuesve.

Gjatë gjithë kurorës së gjelbër të qytetit vihet re ndërhyrja në mënyrë të papërgjegjshme që banorët i kanë bërë pemëve dekorative. Qyteti i Kukësit renditet i  pari në shkallë vendi sa i takon hapësirës së gjelbër me më shumë se 13 mijë metër katrorë pemë dhe shkurre dekorative.

 

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/