Në një atmosferë festive, Korça ka ndezur dekorin festiv të fundvitit. Qindra banorë janë bërë pjesë e ceremonisë dhe më pas kanë shijuar edhe koncertin e mbajtur me këtë rast.
Dritat zbukuruese ndriçuan zonën këmbësore, Pazarin e Vjetër si dhe bulevardet dhe sheshet kryesore, teksa edhe në qendër të qytetit tek sheshi përpara katedrales, u përqendruan vëmendja e të gjithëve ku nuk mungon bredhi i zbukuruar si dhe këndi i lojërave për fëmijë.
Qyteti i Korçës njihet për atmosferën e veçantë që krijon çdo fundvit me dekorin festiv dhe aktivitetet e shumta, çka bën që shumë vizitorëve të zgjedhin qytetin juglindor për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/