RTSH 24 Live

Politikë

Debati/ Zyla: Pse sulmohet SPAK nga PD? Neza: Mori masë ndaj Berishës pa kaluar në Kuvend

30/11/2023

Debati/ Zyla: Pse sulmohet SPAK nga PD? Neza: Mori masë ndaj Berishës pa kaluar në Kuvend

Analistët Julian Zyla dhe Sami Neza janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “3D”, në RTSH, teksa u diskutua në lidhje me qëndrimin dhe akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Zyla deklaroi se Berisha ka qëndrim të dyfishtë, duke argumentuar se kur hetohen elementë të mazhorancës deklaron “me krenari” se ishin ata që depozituan padinë në SPAK, por nga ana tjetër e hedh poshtë punën e Prokurorisë së Posaçme kur bëhet fjalë për hetimet ndaj tij.

Neza kundërshtoi arsyetimin e Zylës teksa u shpreh se kundërshtia e Berishës ndaj SPAK lidhet me faktin që mori masë sigurie ndaj tij pas kaluar në Kuvend.

Debati:

Zyla: Nëse ky ishte opinioni i Berishës për SPAK, lind pyetja se pse kishte krenari se kush kishte çuar paditë i pari në SPAK për elementë të shumicës kur ata u hetuan dhe u dënuan? Kur elementë të shumicës ishin subjekt i punës së SPAK, ata ishin subjekt i qenësishëm dhe çështja është kush i kishte paditur ata te kjo strukturë që po bënte shërbim publik. Tani pse ndryshoi SPAK-u në këtë rast?

Neza: Motivi lidhet me faktin që SPAK kërkoi kufizimin e të drejtave të Berishës pa e kaluar atë në Kuvend

Zyla: Nuk po merrem me masën ndaj Berishës

Neza: Ju po merreni me diskursin e Berishës ndaj SPAK

Zyla: Berisha nuk thotë që SPAK është i partisë se nuk kërkoi leje në parlament, e thotë përtej kësaj gjëje. Ju po thoni që nëse SPAK e çon masën e siogurisë nga detyrim paraqitje në arrest në burg dhe duhet të kërkojë leje në Parlament, Berisha të thotë që SPAK është i mirë.

Neza: Unë nuk po flas me sikur, çfarë mund të ndodhi.

Zyla: Po jua bëj pyetje

Neza: Pyetjet me sikur nuk janë korrekte

Zyla: Pse ka pyetje të gabuara sipas jush?

Neza: Pyetje me sikur për një të ardhme

Zyla: Pse nuk e analizoni dot me sikur?

Neza: Ne jemi para fakteve reale. Nuk po them nëse fare, por çfarë ka ndodhur. Është thirrur për t’u hetuar nga SPAK. Ai mendon se duhet të ishte thirrur përmes Kuvendit

Zyla: Ose s’po më ndiqni ose nuk po di si t’ua shpjegoj ndryshe. Nuk u mora fare me masën e sigurisë

Neza: Ju identifikuat 2 pikëpamje të ndryshme të diskursit të Berishës ndaj SPAK

/rtsh.al/