RTSH 24 Live

Kronika

DEA aksion në Kolumbi, kapet shqiptari, kalonte kokainë me avion, korruptonte zyrtarët

19/07/2021

DEA aksion në Kolumbi, kapet shqiptari, kalonte kokainë me avion, korruptonte zyrtarët

Një shqiptar ra në prangat e autoriteteve amerikane në Kolumbi. Sipas DEA-s, Agim Çerma akuzohet për trafik droge, ku sipas të dhënave ai është edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin "Jimmy".

Përveç tij, në pranga ranë edhe 4 bashkëpunëtorë, ndërsa do të ekstradohen në Amerikë.

Çerma rezulton se ishte përgjegjës për koordinimin e rrugëve për të bërë të mundur trafikimin e kokainës, ku paguhej nga ana e trafikantëve në Europë  dhe blinte kokainë në Kolumbi, e më pas garantonte dërgimin e saj përme fluturimeve nga Kolumbia për në Amerikës përmes porteve të ishujve Karaibe.

Mediat e huaja shkruan, se Çerma dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të lidhur edhe me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën.

Përmes ofrimit të parave, ky grup kriminal kishte vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror, për t’i lejuar ata të nisnin ngarkesën.

Gjatë operacionit, u kapën më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 100 mijë dollarë.