RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ Situata epidemiologjike përmirësohet ndjeshëm, numri i të infektuarve në rënie

30/04/2022

Covid në Shqipëri/ Situata epidemiologjike përmirësohet ndjeshëm, numri i të infektuarve në rënie

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa numri i të infektuarve është në rënie. Sot shënohen dy javë pa asnjë viktimë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, si rezultat i  1.059 testimeve janë regjistruar 52 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:

20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.

Aktualisht janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (30 Prill 2022) 

Raste të reja ditore         52    
Të shëruar në 24 orë      28
Të shtruar në spitale       5
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore                 1,059 

Testime totale               1,806,414
Raste pozitive               275,107
Raste të shëruara         271,213
Raste Aktive                  398
Humbje jete                   3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            246
Vlorë               45
Fier                 39
Elbasan           12
Korçë              11
Durrës              11
Shkodër          10
Gjirokastër       7
Berat                 6
Kukës               5
Lezhë               3

/rtsh/