RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID/ 271 persona të infektuar në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

23/06/2022

COVID/ 271 persona të infektuar në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

271 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vend, teksa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 271

Të shëruar në 24 orë 73

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1035

Testime totale 1,841,267

Raste pozitive 278,211

Raste të shëruara 273,471

Raste Aktive 1,243

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 929

Fier 86

Vlorë 72

Durrës 33

Lezhë 26

Gjirokastër 22

Korçë 20

Elbasan 18

Berat 18

Shkodër 13

Dibër 4

Kukës 2