Pandemia ka rritur ngarkesën e punës për shërbimin e urgjencës në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Përveç pacientëve të zakonshëm, bluzat e bardha u shërbejnë edhe të infektuarve me covid-19, për të cilët funksionon një ambjent i posaçëm, jashtë godinës qëndrore.Shefi I urgjencës, Bledar Çela, thotë se paraqiten çdo ditë rreth 20 raste të ndryshme të sëmundjes.
“Jemi përpjekur ta përballojmë fluksin e krijuar.Çdo ditë paraqiten pacientë ,numri i të cilëve ka shkuar edhe në 20 në ditë.Pika e përshatur,për këtë kategori, mbushet çdo mëngjës dhe ne i japim drejtimin e duhur, sipas nivelit të sëmundshmërisë,duke i ofruar vizitat, analizat dhe kryerjen e skanerit.Ka nga ata që i ndryshojmë terapinë, sikurse ka edhe pacientë që kalojnë gjendje ankthi.Ajo që duhet të theksoj është se nuk ka ditë, që nga Gjirokastra, të mos dërgojmë pacientë në kryeqytet,për një mjekim më të specializuar.Ka pasur raste që numri i tyre ka shkuar edhe 5 në 24 ore.”-sqaron Çela.
Në dispozicion të pacientëve me covid spitali i Gjirokastrës ka vendosur edhe pavionin e patologjisë, i cili vihet në funksion kur krijohet fluks pranë pikës së posaçme. Ky pavion shërben për të kryer terapinë e oksigjenit, për ata që nuk e kanë siguruar për momentin në banesa.