RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, Arbër Shehu: Hulumtimet tona u shfrytëzuan nga administrata e Biden, morën vendimin për dozën e tretë

18/05/2022

COVID-19, Arbër Shehu: Hulumtimet tona u shfrytëzuan nga administrata e Biden, morën vendimin për dozën e tretë

Arbër Shehu, kërkues shkencor në Universitetin Johns Hopkins i ftuar në emisionin ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ ka bërë me dije se ka qenë pjesë e grupit kërkues për vaksinimin anti-COVID. Një grup universitetesh në Amerikë, përfshi dhe Universitetin Hopkins, sipas Shehut, kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për të kryer matjen e efektit të vaksinave në mbrojtjen nga hospitalizimi. Shehu bën me dije se këto hulumtime janë shfrytëzuar edhe nga administrata e Presidentit Joe Biden, për të marrë vendim për marrjen ose jo të dozës së tretë të vaksinës së COVID-19.

“Punojmë me një grup universitetesh në gjithë Amerikën që bëjnë matjen e efektit të vaksinave në mbrojtjen e hospitalizimit. Kur ka filluar dhënia e dozës së parë, të dytë, të tretë e kështu me radhë, ne bëjmë matjen e efektit të tyre. Hulumtimet tona janë shfrytëzuar nga administrata e presidencës Biden për të marrë vendim për marrjen e dozës së tretë. Kjo ka ndihmuar edhe administratën Biden dhe qendrën për kontrollin e  sëmundjes për të dhënë rekomandim a duhet apo jo doza e tretë.

Është parë e arsyeshme dhënia e dozës së tretë. Grupi ku punoj është ndërinstitucional dhe unë luaj rolin e koordinimit të gjithë projektit, ku nxjerrim të dhënat dhe i plotësojmë te CBS”, tha Shehu.

/rtsh.al/