RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid 19, 780 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

19/09/2021

Covid 19, 780 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 780 raste të reja me COVID-19 dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se viktimat janë një 61-vjeçar nga Tirana, një 65-vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçar nga Fieri, dy qytetarë nga Vlora të moshave 68 dhe 75 vjeç si edhe një 80-vjeçar nga Berati.
Janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. 
Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.