RTSH 24 Live

Sociale

Çmimet e fruta-perimeve, tregtarët ankohen se mungon forca blerëse

12/11/2024

Çmimet e fruta-perimeve, tregtarët ankohen se mungon forca blerëse

Çmimet e produkteve bujqësore të frutave dhe perimeve kryesisht atyre që janë jashtë stine në këtë muaj, kanë shënuar ndryshime.

Qytetarët janë të ndarë sa i takon këtyre çmimeve ku disa i quajnë të rritura por  për një pjesë janë të pranueshme.

Tregtarët theksojnë se fitim i tyre është minimal por sërish mungon forca blerëse.

Një tjetër arsye që tregu është i zbrazur është edhe largësia  e tij nga qyteti , pasi prej kohësh tregtarët e “Rusit” janë larguar nga vendi i tyre pasi ai treg po rikonstruktohet.

/RTSH/